OKB, bojkotohet fjalimi i Ahmadinejad

26/09/2012 20:30

Presidenti Iranian, Mahmuod Ahmadinejad, gjatë fjalimit të bojkotuar në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara akuzoi ashpër Perëndimin se po përdor standarte të dyfishta me vendin e tij.

Pak para se ai të zinte vend ne podiumin ikonik, me mermer jeshil, delegacioni amerikan kishte braktisur sallën.

” Irani ndihet i kërcënuar nga fuqitë botërore që kërkojnë të imponojnë pikëpamjet e tyre”, tha ai. “Kërcënimet e vazhdueshme nga të pacivilizuarit sioniste për t’u mbështetur tek veprimet ushtarake kundër vendit tonë të madh janë shembulli i qartë i këtij realiteti të hidhur”.

Kjo eshte hera e tete dhe e fundit qe Ahmadinejad shfaqet perpara Asamblese se Pergjithshme te Kombeve te Bashkuara. Fjalimi i tij, duke iu referuar te meparshmeve, pritej gjeresisht me vemendje, por nuk ishte aq provokues saç ishte parashikuar.

Nderkohe qe ai fliste po zhvillohej nje proteste kunder Iranit jashte nderteses se Kombeve te Bashkuara, mes protestuesve edhe ish-kryebashkiaku i Nju Jorkut, Rudi Xhuliani.

Ahmadinejad u tha delegateve se Kombet e Bashkuara duhet te rindertohen, duke nenvizuar se shume çeshtje urgjente boterore jane rezultat i keqmenaxhimit dhe  se “qendrat e vetshpallura te pushtetit” ia kane besuar veten Djallit”.

Top Channel