NATO do të vazhdojë të mbështesë Malin e Zi në rrugën e tij integruese, deklaroi sot Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, në një takim me kryeministrin e vendit fqinj, Nebojsha Kaluderoviç.

Të dy funksionarët u takuan gjatë Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork, raportuan burime të Podgoricës zyrtare.

Kryeministri malazez, informoi Rasmussen për gjendjen aktuale në përgatitjen për prezantimin e planit të tretë vjetor, pjesë e Planit për Anëtarësimin në Aleancën e Atlantikut të Veriut.

Sipas deklaratës zyrtare të publikuar në mediat e vendit fqinj, Rasmussen vlerësoi hapat e hedhur nga Mali i Zi në procesin e anëtarësimit, duke thënë se procesi mund të përfundojë me sukses që në vitin 2014.

Njëkohësisht, në një takim me ministrin e Jashtëm të Gjermanisë, Guido Westewelle, kryeministri malazez mori përgëzime dhe mbështetjen e Berlinin edhe për integrimin në BE.

Top Channel