Kamikazi i vogël u thotë jo talebanëve

26/09/2012 21:00

I rekrutuar nga talebanët për t’u hedhur në erë si kamikaz, një fëmijë 12-vjeçar është arratisur nga kampi i stërvitjes dhe ka shkuar tek autoritetet.

“Talebanët më thanë të bëja një atentat vetëvrasës kundër trupave të huaja, por unë nuk e vesha jelekun me eksploziv dhe ika për të ardhur këtu tek ju”, u ka thënë vogëlushi autoriteteve.

Ai u ka thënë gjithashtu agjentëve të sigurisë se talebanët e kishin afruar duke i kërkuar që të hidhej në erë për të marrë hakun e familjes së vrarë nga bombat e NATO-s.

Vetëdorëzimi i djaloshit ka vënë sërish në qendër të vëmendjes dramën e fëmijëve të përfshirë në konfliktin e dhunshëm që zgjat prej më shumë se një dekade në Afganistan.

Top Channel