Siria diskutohet në OKB

25/09/2012 00:00

Liderët botërorë janë mbledhur në New York për Asamblenë e Përgjithshme
të Kombeve të Bashkuara, punimet e së cilës me të gjithë gjasat pritet
të dominohen nga Siria, edhe pse nuk është zyrtartisht në axhendë.

OKB-ja është ku fillon zgjidhja e konflikteve ndërkombëtare, që ndodh shpesh të përfundojnë në tapetin diplomatik. Paraliza, bllokada, ngrirje- shtypi nuk shkruan fjalë të mira për Këshillin e Sigurimit dhe qendrimin e tij ne lidhje me çeshtjen siriane.

Tre herë Rusia dhe Kina kanë bllokuar rezolutën, e cila do rriste presionin mbi presidentin Bashar al-Assad. Dy fuqitë me të drejtë vote janë aleate të qeverisë siriane, dhe paraliza e shkaktuar prej tyre nuk po demton vetem popullin sirian, siç thote  Sekretari i Përgjithshëm, Ban Ki Moon, por edhe imazhin e Këshillit të Sigurimit.

Shpresat jane qe te pakten ne Asamblenë e Përgjithshme të krijohet një dinamikë e re pozitive. Takimi i përvitshëm që mbahet në fund të shtatorit në Neë York me përfaqësuesit qeveritarë te anëtarëve të Kombeve të Bashkuara është i rëndësishëm për diplomacinë ndërkombëtare.

Presidenti amerikan Barak Obama pritet t’i drejtohet sot te pranishmeve me deklaratat se dhuna ne Siri është e papranueshme. Sipas Shtepise se Bardhe, Obama do ta bëjë të qartë se Qeveria e Shteteve të Bashkuara refuzon videon anti-islam, por se dhuna që shpërtheu jashtë ambasadave amerikane në të gjithë botën arabe në reagim të kësaj videoje është e papranueshme.

Presidenti ka në plan gjithashtu të thotë se Shtetet e Bashkuara nuk do të tërhiqen nga angashimi në botë dhe do të qëndrojë fuqimisht për vlerat demokratike. Më shumë se 120 udhëheqës botërorë marrin pjesë në sesionin e Asamblesë së Përgjithshme për të diskutuar dhe debatuar mbi luftërat, krizat politike dhe shqetësimet humanitare në botë.

Top Channel