Obama: Injoroni filmin, jo dhunës

25/09/2012 04:15

Mënyra më e mirë për të lënë mënjanë mëritë që ka ngjallur filmi aq shumë i kontestuar anti-islam “Pafajësia e Myslimanëve”, është injorimi.

Kjo është deklarata e Presidentit Amerikan, Barack Obama duke folur për emisionin “The Vieë”.

“Shumica e myslimanëve duan atë që duan edhe familjet amerikane: duan mundësi, arsimim për fëmijët, duan një punë dhe paqe. Por tensionet ekstremiste në cdo rast nuk kanë asnjë justifkim për dhunën”, mbylli presidenti Obama, në lidhje me filmin që po shkakton aq trazira në Lindjen e Mesme.   

Top Channel