Nadal: Kam probleme me gjurin

25/09/2012 00:00

Rikuperimi i ngadaltë i Rafael Nadal, po e lë arenën e tenisit botëror
pa njërin prej sportistëve më luftarakë dhe emocionues. Por pavarësisht
se ka disa javë që mungon, tenisti nga Majorka ka thënë se nuk do të
nxitojë për të luajtur sërish, pasi ndjen edhe dhimbje në gju.

11 herë fituesi i Grand Slemeve ka qenë në një event promocional të sponsorëve të tij në Madrid dhe ka folur edhe për dëmtimin e pësuar.

“Kam ende probleme me gjurin, por fakt është se në moshën 26 vjecare, mund të krenohem me një karrierë me rezultate të mira. Duhet të pres ende që mos të kem dhimbje, pasi gjuri po më bezdis. Nuk kam një afat për rikthimin pasi mbi të gjitha është rikuperimi maksimal”, tha Nadal.

Tenisti i lindur në Majorka ka pësuar shumë dëmtime gjatë karrierës 10-vjeçare, por ndalesa e fundit mund ta çojë në rreth 3 muaj, mungesën e tij.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta