Ahmedinexhad sulmon Izraelin

25/09/2012 00:00

Mahmud Ahmadinexhad shënjestron edhe një herë Izraelin me komentet e tij
shpotitëse, duke minimizuar rëndësinë e kërcënimeve të shtetit hebre
ndaj Iranit e duke deklaruar se ai nuk ka rrënjë në historinë e Lindjes
së Mesme.

“Kërcënimet ne nuk i marrim seriozisht. Kemi çdo mjet te mundshem mbrojtes ne dispozicionin tone, keshtu qe nuk shqetesohemi”, tha Ahmadinexhad.

Lideri iranian i beri komentet perpara reportereve ne New York, ku do te marre pjesë ne punimet e Asamblese se Pergjithshme te Kombeve te Bashkuara. Deklarata e tij ishte pergjigje ndaj paralajmerimeve te kryeministrit izraelit Benjamin Netaniahu se Tel Avivi mund te godase komplekset berthamore te Republikes Islamike. Ai per me teper ka kritikuar dhe pozicionin e presidentit amerikan Obama, qe i meshon idese se sanksioneve dhe zgjidhjes diplomatike. Ahmadinexhad iu referua shkarazi edhe deklaratave te meparshme polemizuese qe ka leshuar ne drejtim te Izraelit dhe te drejtes se tij per ekzistence.

“Irani ka ekzistuar prej 7 apo 10 mije vjetesh. Izraelitet i kane pushtuar territoret e tyre keto 60 apo 70 vitet e fundit, me ndihmen dhe forcen e perendimoreve. Ata praktikisht nuk kane rrenje ne historine e rajonit. Ne mendojme se ne situaten e krijuar, Izraeli po e gjen veten ne nje rruge pa krye, ndaj dhe kerkon aventura te reja”, tha Ahmadinexhad.

Ne 2005-sen, presidenti iranian e quajti Izraelin ‘nje tumor` dhe perforcoi fjalet e ish-liderit suprem te vendit, Ajatollahut Rutollah Komeini se shteti hebre duhet fshire nga harta e botes. Per çeshtjen e shumediskutuar te programit berthamor, Ahmadinexhad thote se ajo duhet zgjidhur mes Iranit dhe Amerikes, por shton se pyetjet e lidhura me te, kane filluar te behen nje subjekt i lodhshem.

Top Channel