Siri, avionët ushtarakë bombardojnë Alepon

24/09/2012 15:30

Forcat qeveritare janë duke bombarduar me avione ushtarake zonat në duart e kryengritësve në qytetin e dytë më të madh të Sirisë, Alepo.

Lajmi u raportua ditën e hënë nga burimet e aktivistëve.

Tre fëmijë të një familje ishin midis tetë personave të vrarë kur një bombë goditi shtëpinë e tyre në lagjen qendrore të Madit.

Ndërkohë, bilanci i viktimave është prej disa dhjetërash në pak orë, pasi përballja në terren mes luftëtarëve rebelë dhe ushtarëve të Bashar al-Assad vazhdon e përgjakshme.

Rritja e nivelit të dhunës vjen ndërsa i dërguari i OKB-së në Siri, Lakhdar Brahimi, përgatitet të raportojë përpara Këshillit të Sigurimit për bisedimet e tij me presidentin Assad.

Sipas OKB-së, më shumë se 20 mijë persona janë vrarë që prej fillimit të konfliktit civil në mars 2011. Për akvistët, bilanci tashmë i ka kaluar 30 mijë viktimat.

Top Channel