BE, debati i vështirë për buxhetin

24/09/2012 15:10

Zyrtarë të Bashkimit Europian paralajmëruan se do të jetë më e vështirë se kurrë që të arrihet një marrëveshje për buxhetin disa-vjeçar, i cili pritet të votohet së shpejti.

Ministrat e Financave të vendeve të BE-së u takuan ditën e hënë për bisedime të mëtejshme, ndërsa liderat e vendeve të unionit do të takohen në nëntor në një samit të jashtëzakonshëm, në përpjekje për të arritur një marrëveshje.

Komisioni Europian ka propozuar një buxhet të përgjithshëm prej 1,033 miliardë eurosh për periudhën 2014-2020.

Por, vende si Britania kundërshtojnë projektin e mbështetur nga boshti Paris-Berlin, duke argumentuar se 100 miliardë euro ose edhe më pak do të ishin të mjaftueshme.

Çdo gjashtë vjet, brenda Brukselit zhvillohet një luftë politike për madhësinë dhe strukturën e buxhetit disa-vjeçar.

Ekspertët vënë në dukje se miratimi i buxhetit ka qenë i vështirë edhe në kohë të sigurta, ndërsa në këtë periudhë krize është bërë edhe më e vështirë.

Top Channel