" /> ">

Dëshmi tronditëse për haremin e Gedafit

23/09/2012 17:40

Gazetarja franceze e të përditshmes “Le Monde”, Annick Cojean boton një libër me dëshmitë tronditëse të disa prej vajzave që benin pjesë në haremin e Muamar Gedafit.

Të reja, të bukura ato u rrëmbyen dhe u përdhunuan nga ish-udhëheqësi i Libisë duke u shndërruar në skllave seksi. Libri titullohet “Pretë: Në haremin e Gedafit”. Kozho, përmes tij, tregon jetën e mjerueshme të vajzave, keqtrajtimin e tyre dhe konkluzionin se “përdhunimi ishte një armë për Gedafin “, jo vetëm në dominimin e tyre, por edhe të burrave, të cilëve u rrëmbeu gratë apo vajzat.

“Gedafi kishte një harem në banesën e tij”, tregon gazetarja franceze, me dhoma të vogla. Këto vajza thirreshin prej tij në cdo kohë, ditën ose natën. Ai i rrihte barbarisht dhe i përdhunonte”.

Sipas saj, ai kishte përdhunuar edhe disa ministra, kryetarë fisesh, diplomatë apo ushtarakë. “Gedafi që synoi të bëhej “mbreti i mbretërve” në Afrike”, tha Kozho, pati marrëdhënie me disa prej grave dhe vajzave të udhëheqësve të shteteve afrikane. Sigurisht që ato nuk i përdhunoi, por i joshi me para dhe bizhuteri”, shpjegoi ai.

Në libër ajo rrëfen edhe për Mabruka Cherif, besnike e Muamar Gedafit, e ngarkuar t’i conte atij vajza të reja, por ndonjëherë edhe djem të rinj.

Kozho thotë se Mabruka vinte shpesh “për të bërë pazar në Paris” dhe ky garantohej me ndonjë ndihmë të vogël nga ambasada e Libisë në kryeqytetin e Francës.

“Edhe autoritetet franceze mund të kenë ditur dicka”, thotë ajo. “Por nuk mendonin se ai do të ishte kaq i dhunshëm”.

Në qëndër të librit është historia e njërës prej vajzave, Sorajes që kishte treguar eksperiencën e saj të dhimbshme. Kur ishte ajo ishte 15 vjec u zgjodh t’i jepte udhëheqësve lule, por më pas përfundoi në haremin e tij. U përdhunua barbarisht prej tij. Vajzat e intervistuara nga Kozho treguan gjithcka në mirëbesim me garancinë e fshehjes së identitetit. Ato e kanë të vështirë të tregojnë historitë e tyre edhe në Libinë e pas Gedafit, ku seksi mbetet një temë tabu, andaj do të kishin dashur një fund tjetër për dikatorin, të dënohej për të gjithë krimet e kryera.

Top Channel