Britania mbijeton edhe pa euron

23/09/2012 12:20

Sipas Guvernatorit të Bankës së Anglisë, një nga financierët më të respektuar në botën e financës, planet aktuale të Bankës Qendrore Europiane për shpëtimin e monedhës europiane nuk janë një zgjidhje e përshtashme afatgjatë, se sa thjesht një veprim për të fituar më shumë kohë për gjetjen e alterantivave të tjera.

Guvernatori i Bankës thote se shtetet anëtare të BE-së kanë punuar shumë gjatë dy viteve të fundit, por “unë nuk mendoj se ka garanci se do të shmangin mbetjen e të gjitha vendeve si anëtare të Eurozonës”, thotë Sir Marvyn King.

”Kjo re e zeze pasigurie”, siç e quan kryefinancieri anglez, “vërtitet mbi kokën e biznesit britanik dhe atij amerikan. Ai ka paralajmeruar se menaxhimi i renies nga kolapsi i euros do te jete jashtezakonisht i veshtire”, por shtoi se “Britania ka perballuar edhe me perpara katastrofa financiare dhe jane marre te gjitha planet për të përballur një skenar të tillë nëse ai do të verifikohet”.

”Britania do te mund te mbijtoje nese euro peson kolaps”, thote guvernatori i Bankës së Anglisë, i cili nuk shikon asnjë shenjë aktualisht të rikthimit ne normalitet dhe rritje ekonimike ne vendet e Eurozones, edhe pse vendet e BE-se po tentojne te shpetojne euron permes nje fondi te madh shpetimi.

Top Channel