Bjellorusi, mbahet “farsa” e zgjedhjeve

23/09/2012 09:25

Rreth shtatë milionë bjellorusë me të drejtë vote i drejtohen kutive të votimit ditën e dielë, në zgjedhjet parlamentare të bojkotuara nga dy partitë kryesore të opozitës.

Në një thirrje drejtuar të gjithë kundërshtarëve të presidentit autoritar Alexander Lukashenko, opozita i kërkoi të gjithë votuesve që të bojkotojnë “farsën e radhës”.

Bjellorusia, shpesh i konsideruar vendi i fundit diktatorial në Europë, nuk ka zhvilluar ende zgjedhje të rregullta të njohura ndërkombëtarisht, në bazë të vlerësimeve ndërkombëtare.

Në zgjedhjet presidenciale të 2010-s, Lukashenko u akuzuar për manipulime të “gjithpërhapura”, ndërsa protestat që pasuan u shtypën me dhunë prej autoriteteve.

Lukashenko drejton me dorë të hekurt ish-Republikën Sovjetike të Bjellorusisë që prej vitit 1994.

Top Channel