Për herë të dytë brenda dy muajsh përfaqësuesit e kreditorëve të Greqisë, e ashtuquajtura trojka, largohet për të pakten një javë nga Athina.

Largimi i tyre bëhet në një moment kur Qeveria greke ende nuk ka mbyllur plotësisht paketen e masave prej 11.5 miliard euro si kusht per marrjen e këstit prej 31.5 miliardë euro nga FMN, BE dhe BQE.

Në pasditen e së premtes sipas burimeve nga Ministria e Financave eshte kryer progres ne negociatat me trojken, por mbetet nje boshllek masash me vlerë 2 miliarde euro, për të cilat nuk po gjehet se nga do te perfitohen, pasi udhëheqësit e dy partive te tjera te koalicionit qeveritar, kane kundershtuar reduktime te metejshme te pensioneve dhe te pagave.

“Është një negocim i vështirë, jemi duke bërë çmos për të minimizuar koston sociale sidomos për shtresat me të ardhura të ulëta”, thote Janis Sturnaras, ministri grek i Financave.

Nga ana tjeter sipas agjensisë Reuters, raporti përfundimtar i specialistëve të trojkes per ekonomine greke nuk pritet sipas parashikimeve ne fillim te muajit tetor, por pas zgjedhjeve presidenciale ne SHBA, pasi udheheqesit europiane duan te shmangin cfaredolloj reagimi qe mund te shkaktoje ky raport tek tregjet, derisa sa te zgjidhet udheheqesi i ri i Shtëpisë së Bardhë. Por ky shpjegim hidhet poshtë nga përfaqësuesit e trojkës.

“Ekipi i vendosur në Athinë, do të bëjë një pauzë të shkurtër në lidhje me negociatat me autoritetet greke për rishqyrtimin e programit. Pritet të kthehet në Athinë, pas rreth një jave”, tha Simon O’Conor, zëdhënësi i Komisionit Europian.

Negociatat e qeverise greke me përfaqësuesit e kreditorëve shkonin mirë deri dje, kur përfaqësuesi i FMN, Pol Tomsen ka ashpërsuar qëndrimin e tij duke kërkuar masa të reja me reduktime rrogash dhe pensionesh, kerkese qe eshte hedhur poshte nga pala greke.

Qarqe te ndryshme politike shpjegojne kete qendrim te papritur te tij me zerat qe qarkullojne se FMN mund te largohet nga vendet anetare te BE qe kane kerkuar ndihme financiare duke lene vetem unionin europian dhe BQE si pale per zgjidhjen e krizes ne eurozone. Zvarritja ne mbylljen e paketes se masave shkakton perseri nje klime pasigurie ne Greqi dhe krijon nje klime spekullimi ne tregjet financiare.

Top Channel