Tiranë, përplaset autobusi i unazës

22/09/2012 00:15

Një aksident me pasojë plagosjen e tre personave ka ndodhur në kryeqyet mbërmjen e së premtes në zonën e Porcelanit, teksa një autobus i unazës u përplas me një veturë.

Të tre personat e plagosur ndodheshin në veturë, ndërsa për fat të mirë autobusi sapo kishte lënë turnin dhe në të nuk kishte pasagjerë.  

Të plagosurit janë shoqëruar me urgjencë në Spitalin Ushtarak, me njërin prej tyre në gjendje mjaft të rëndë.

Autobusi i aksidentuar mbante targat TR 4801 U, ndërsa mjeti Rover TR 1010 M.

Nuk ka ende një përfundim zyrtar për shkakun e aksidentit, por nga hetimet paraprake dyshohet për një parakalim të gabuar të Roverit.  

Top Channel