SHBA heq nga lista e zezë disidentët iranianë

22/09/2012 10:40

Kongresi i Shteteve të Bashkuara pritet të marrë një vendim në ditët në vijim për të hequr nga lista e organizatave terroriste grupin e disidentëve iranianë, Mujahideen-e Khalq.

BBC shkruan në edicionin e saj online se Sekretarja e Shtetit, Hillary Clinton dorëzoi në Kongres dosjen që kërkon heqjen e këtij grupi nga lista e zezë e organizatave terroriste. Nuk dihen hollësi të mëtejshme të përmbajtjes së dosjes.

Mujahideen-e Khalq, njohur ndryshe si Organizata e Muxhahedinëve e Popullit Iranian luftoi kundër regjimit pro-amerikan Shah në vitet 1970. Por me rrëzimin e Shah në pushtet erdhën klerikët dhe pushteti i ajatollahëve. Muxhahedinët ishin kundër këtij dhe kërkonin një shtet laik, demokratik dhe të lirë.

Në vitin 1997, grupi, anëtarët e të cilit në një pjesë të madhe janë në Irak, u vendos në listën e organizatave terroriste. Uashingtoni mendon se anëtarët e këtij grupi janë në rrezik në këtë vend, ndaj heqja nga lista e zezë është e domosdoshme.

Muxhahedinët janë kundër regjimit të Ajatollahut  dhe Republikës Islamik. Ata fajësohen nga Teherani si përgjegjës për një sërë sulmesh në vend.

Top Channel