Libi, sulme ndaj milicisë islamike

22/09/2012 04:15

Të paktën tre persona janë vrarë në qytetin libian Bengazi, pasi policia e ushtarake dhe protestuesit morën disa baza të milicisë.

Dhuna pasoi një ditë protestash nga dhjetëra mijëra qytetarë që kërkojnë ndalimin përfundimtar ndaj grupeve të armatosura.

Bazat përfshinin selinë e grupit islamik Ansar al-Sharia, i dyshuar për përfshirje në sulmin ndaj konsullatës së SHBA-ve në qytet.

Vdekjet ndodhën gjatë një përleshje në bazën e një grupi tjetër.

Dëshmitarët thonë se mbështetësit e Ansar al-Sharias, u rreshtuan jashtë selisë së saj, para të turmës, duke valvitur parulla bardh e zi. Ata qëlluan në ajër në përpjekje për të shpërndarë protestuesit, por më pas u larguan, pasi baza ishte e rrethuar nga valët e njerëzve.

Megjithatë, në një sulm jashtë selisë së brigadës Sahaty në qytet, tre persona u vranë dhe të paktën 20 të tjerë u plagosën, sipas dëshmitarëve dhe zyrtarëve.

Top Channel