Krimet monstruoze të ushtarëve gjermanë

22/09/2012 11:20

Ushtarët e rangjeve të ulta të ushtrisë gjermanë gjatë Luftës së Dytë Botërorë nuk konsiderohen fajtorë për krimet e tmerrshme ndaj civilëve dhe ato deri më sot iu janë faturuar gradave të larta të ushtrisë dhe trupave SS.

Por publikimi i regjistrimeve të shërbimit sekret britanik tregojnë se si “argëtoheshin” ushtarët gjermanë duke vrarë, civilë, gra dhe fëmijë.

13 mijë ushtarë gjermanë dhe qindra oficerë të lartë italianë u burgosën në Londër në përfundim të luftës më të përgjakshme të njerëzimit. Në kamp u vendosën mikrofonë përgjimi nga inteligjenca britanike në përpjekje për të zbardhur sa më shumë mistere të luftës.

Materialet e përftuara ishin shokuese. Në bisedat mes tyre, të publikuara në një libër të dy historianëve gjermanë, Soenke Neitzel dhe Harald Welzer ushtarët e thjeshtë tregonin me “pasion” e nostalgji krimet e kryera dhe emocionet gjatë ekzekutimit të civilëve.

Ja njëra nga bisedat e sjella në libër mes tre ushtarëve gjermanë, Weber, Heuser dhe Zotloterer:

Zotloterer: Qëllova një francez nga pas. Ishte me biçikletë
Weber: Nga afër?
Zotloterer: Po!
Heuser: Kërkoi të të merrte peng?
Zotloterer: Jo jo! Doja biçikletën e tij.

Si ky rrëfim i sinqertë ka me qindra të tjerë dhe disa prej të cilëve edhe më të tmerrshëm, që përshkruajnë vrasje, gjymtime, rrëmbime dhe përdhunime.

Regjistrimet janë mbajtur sekret për vite me radhë nga inteligjenca britanike dhe nuk dihet arsyeja.

Top Channel