Gruaja e Romney-t, frikë dhe panik në avion

22/09/2012 04:28

Shumë frikë por asnjë dëm për aspiranten për Zonjën e Parë të Shteteve të Bashkuara, Ann Romeny, avioni i së cilës është detyruar që të bëjë një ulje emergjence në Kolorado.

Avioni, i cili fluturonte me në bord stafin dhe gruan e kandidatit republikan Mit Romney, rivali i presidentit Barack Obama për Shtëpinë e Bardhë, ka pasur një avari. Bëhej fjalë për infiltrim të tymit në kabinë.      

Megjithatë në fund aeroplani zbarkoi pa probleme dhe të gjithë anëtarët që ishin në bord dolën të padëmtuar.   

Top Channel