Blasfemia, s’ka prova inkriminuese për të miturën

22/09/2012 00:00

Një zyrtar pakistanez i policisë tha se asnjë provë inkriminuese nuk
është gjetur, se vajza e re e krishterë kishte përdhosur librin e
shenjtë të Islamit.

Por, Munir Xhaferi tha në raportin e tij fina,l të paraqitur në një gjykatë në Islamabad, se ka indikacione se kleriku i një xhamie të afërt ka ndërhyrë në provat, duke i vënë disa faqe kuranore në çantën që po e bartte vajza.

Rasti ka fituar vëmendje të madhe për shkak të moshës së vajzës dhe pikëpyetjeve për kapacitetin e saj mendor.

Ky paraqiti gjithashtu një shembull të rrallë kur dikush mbahet përgjegjës për shkak se ka bërë akuza të rreme. Zyrtarët e kanë arrestuar imamin dhe e kanë liruar me kusht vajzën.

Raporti përfundimtar i policisë mbështet gjetjet e mëhershme dhe ka gjasa që të forcojë planet e mbrojtjes për hedhjen poshte të tërë rastit.

Top Channel