Aksidentohen prindërit dhe dy fëmijët
22/09/2012 00:00
Një aksident me katër të plagosur ka ndodhur mesditën e së shtunës në unazen e qytetit të Elbasanit.
Nje automjet tip Audi me targa italiane ka perplasur 4 kembesore, te cilet po kalonin nga njeri krah i rruges ne tjetrin. Te 4 te plagosurit jane Niko Balliu 40 vjeç, bashkeshortja e tij Flutura Balliu 40 vjeç, si dhe dy femijet e tyre perkatesisht vajza 14 vjeç dhe djali 8 vjeç.
Te plagosurit u derguan menjëherë ne spitalin kirugjik te Elbasanit per te marre ndihmen e pare mjekesore dhe burime nga ky spital bejne me dije se ata jane jashte rreikut per jeten. Policia mberriti menjehere ne vendin e ngjarjes dhe ndaloi drejtuesin e mjetit qe shkaktoi aksidentin Enzo Skenderi.
Top Channel