Sondazhi: Obama kryeson në shtetet kyçe

21/09/2012 18:50

Duket se era që fryn kundër kandidatit republikan për Shtëpinë e Bardhë, Mitt Romney, sa vjen e po forcohet.

Sipas sondazheve të fundit, Romney është jo pak pikë mbrapa presidentit Barack Obama në tre shtete kyçe.

Rezultati më i rëndësishëm, sipas një sondazhi të “Wall Street Journal” dhe “ABC News” të publikuar të enjten, është regjistruar në Ajoua, ku presidenti kryeson me 8 pikë avantazh krahasuar me sfidantin.

Por avantazhi i Obama është edhe më i fortë, pesë për qind, edhe në Kolorado e Uiskonsin, tregojnë rezultatet e sondazhit, të kryer nga agjencia “Marist Poll”, me njër marzh gabimi prej 3%.

Sondazhi i ri, nënvizon “Wall Street Journal”, është kryer pak pasi ishte shfaqur videoja me gafat e famshme të Romney mbi “46 për qindëshin e parazitëve”.

Por javën e kaluar sondazhi i së njëjtës agjenci, por i bërë për “WSJ” dhe “NBC”, kishte nxjerrë presidentin përpara rivalit republikan në tre shtete të tjera të konsideruara po aq jetike për fitoren në zgjedhjet e 6 nëntorit.

Bëhet fjalë për Floridën, me Obaman 5 pikë para Romney, Ohajon, me kreun e shtetit 7 pikë para dhe Virxhinian, ku avantazhi ishte sërish pesë pikë.

Top Channel