Shqip në universitetin e Selanikut

21/09/2012 00:00

Për herë të parë gjuha shqipe do të mësohet në një universitet grek,
pikërisht në universitetin më të madh të vendit, Aristotelis, të qytetit
të Selanikut.

Kjo eshte nje prej pikave kryesore te marreveshjes se bashkepunimit shkencor qe kane nenshkruar rektori i universitetit te Tiranes, profesor Dhori Kule dhe homologu i tij grek i Universitetit Aristotelis, Janis Mylopoulos.

“Nenshkruam nje marreveshje persa i perket dergimit te nje profesori ne Universitetin e Tiranes per mesimin e gjuhes greke dhe respektivisht mberritjen e nje profesori nga Shqiperia ne universitetin tone qe do te jape mesimin e gjuhes shqipe ne qendren tone te gjuheve te huaja. Keshtu pra,qe tani e tutje gjuha shqipe,do te mesohet ne universitetin tone”, thotë Mylopoulos.

“Ajo qe eshte me e rendesishmja, vec shtimit te aktiviteteve dhe marreveshjes se Fakulteteve te ndryshme te Universitetit te Tiranes, eshte fakti qe ne Universitetin Aristotelis, gjuha shqipe tashme do te jete pjese e CV se studenteve te ketij universiteti.Une ndihem jashtezakonisht i lumtur qe ne 100 vjetorin e Pavaresise se Shqiperise japim kete lajm te mire”, tha Kule.

Marreveshja eshte arritur me ndermjetesimin e Konsullit te Pergjithshem te Shqiperise ne Selanik z.Riza Poda, qe ka mundesuar takimet ne Tirane dhe ne qytetin verior te Greqise.

“Pedagogu shqiptar qe do te jape mesim ne gjuhen shqipe prane qendres akademike te Universitetit Aristotelis do te filloje me njehere mesimdhenien ne muajin nentor”, tha Poda.

Marreveshja e re perfshin zgjerimin e asaj ekzistuese te vitit 1998 qe permbante bashkepunimin ne Fakultetet e Mjekësisë dhe te Shkencave të Natyrës,me kater Fakultetet te tjera sic jane ai i Stomatologjisë, i Informatikës, i Psikologjisë dhe i Gjuhes e Letersise italiane. Dy universitetet do te mbulojne vete shpenzimet e udhëtimit, te fjetjes dhe te qendrimit ne vendet mikpritese te stafit te tyre. Persa i perket mesimit te gjuhes shqipe, fillimisht do te operohet me nje profesor dhe me pas stafi akademik do te shtohet ne varesi te numrit te studenteve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB