SHBA, Romney publikon të dhënat mbi taksat

21/09/2012 21:10

Kandidati republikan për President në SHBA, Mitt Romney, publikoi të dhënat e tij për taksat e paguara gjatë vitit 2011, të cilat treguan se derdhi në arkat e shtetit 14,1% të fitimeve të tij personale.

Kampi demokratik ka vendosur prej disa muajsh nën akuzë 65-vjeçarin, për fshehje të të ardhurave ndaj shtetit.

Të dhënat e publikuara nga republikani treguan se ai pagoi në taksa në vitin 2011 një total prej 1,9 milionë dollarësh, 13,7 milionë dollarë e pasurisë së tij.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës përdorin një sistemi takimi fleksibël për të ardhurat, nëpërmjet një skeme që mund të devijojë deri 35% të fitimeve për taksa.

Ndonëse nuk është një detyrim ligjor, Romney ndoqi shembullin e kandidatit të mëparshëm republikan, John McCain, që publikoi listën e tij dy-vjeçare të të ardhurave kur sfidoi Obamën në vitin 2008.

Top Channel