Ronaldo lëshon sfidën ndaj peshores

21/09/2012 20:30

Ronaldo është gati për t’u përballur me një sfidë të re, atë kundër peshores.

Pas për më shumë se një dekadë tmerroi mbrojtjet e kundërshtarëve, dy herë kampioni i botës dhe dy herë fitues i Topit të Artë, ka kaluar “bollshëm” kuotën e 100 kilogramëve, për shkak të jetës së tij pasive dhe të mbushur me teprime.

“Kam fituar disa sfida të rëndësishme në jetën time, përfshi atë kundër dëmtimeve serioze që kam pasur, por humbja e peshës po rezulton për mua gjëja më e vështirë”, deklaroi “Fenomeni” në një program të një televizioni brazilian.

Është pikërisht ky program ai që rikthen në qendër të vëmendjes Ronaldon, pasi “reality-show” do të tregojë mënyrat se si mund të humbet në peshë, përgjatë 12 javëve që do të shfaqet në ekran.

Ronaldo ka pranuar që tre muajt e ardhshëm, t’i rikthehet aktivitetit sportiv dhe të pranojë t’i nënshtrohet diatave drastike, me qëllim që të rikthehet në peshën e tij ideale, rreth 30-40 kilogramë më pak.

Ironikisht, diçka e tillë, për “Fenonenin” do të jetë më e vështirë se sa të fitojë “Topin e Artë”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA