Punimet e OKB, Thaçi niset në Nju Jork

21/09/2012 00:00

Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi u nis drejt Nju Jorkut, për të marrë pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Siç njofton zyra e shtypit kryeministrit, gjatë vizitës së tij në Nju Jork, kryeministri Thaçi përveç që do të përcjellë punimet e Asamblesë së Përgjithshme, gjithashtu do të ketë takime me liderë të ndryshëm të vendeve që ende nuk e kanë njohur Kosovën, me qëllim të lobimit. Kryeministri Thaçi gjithashtu do të takohet me senatorë dhe kongresmenë për t’i njoftuar ata në lidhje me zhvillimet e fundit në Republikën e Kosovës njofton kryeministria.

Në këtë vizitë, kryeministri Thaçi në Nju Jork do të takohet edhe me liderë të komunitetit të biznesit, për t’i njoftuar ata me reformat që janë ndërmarrë në legjislacion në mënyrë që të lehtësohet bërja e biznesit dhe investimet në Kosovë.

Top Channel