Mogadishu, sulm me bombë, 14 të vrarë

21/09/2012 03:59

Dy kamikazë kanë e hedhur veten në erë në një restorant në kryeqytetin e Somalisë, Mogadishu duke vrarë të paktën 14 vetë.

Sulmi, i cili nuk është marrë përsipër ende nga asnjë grup, ndodhi në qendër të qytetit, në afërsi të pallatit presidencial.

Të vdekurit përfshinin ish-redaktorin e Televizionit Kombëtar solamez, Liban Ali Nur, dy gazetarë të tjerë dhe dy policë.

Trupat qeveritare somalezë thonë se ata po përparojnë në portin e Kismayo, të mbajtur nga grupi islamist al-Shabab.

Militantët islamikë ishin të zprapsur nga Mogadishu vitin e kaluar, por kanë ndërmarrë shpesh sulme në qytet që atëherë.

Top Channel