Vuçiç në Francë: Serbia s’është në linjë me politikën botërore për shkak të Kosovës, duhen vendime të guximshme Qeveritarët kosovarë vetëm për një vizitë një javore në SHBA do t’ia marrin arkës së shtetit të paktën 200 mijë euro.Udhëtimi i delegacioni i Kosovës për në SHBA i përbërë prej më shumë se 30 vetëve ka “uzurpuar” ballinat e të gjitha gazetave ditore në Kosovë. “E zbulojnë Amerikën”; “Liderët e braktisin shtetin e zhvatin buxhetin”; “I love NY”, janë vetëm disa nga titujt kryesorë të gazetave.
Një vizitë e një zyrtari kosovar për 7 ditë jashtë bën koston e jetesës 1 vjeçare për 8 kosovarë! Pra një vizitë e një zyrtari kosovar në Amerikë, buxhetit i kushton rreth 4 mijë euro.
Presidentja Aitifete Jahjaga, kryeministri Hashim Thaçi gjatë udhëtimeve zyrtare i marrin me vete së paku 30 zyrtarë në SHBA. Ndërkohë, Kryetari i Kuvendit Jakup Krasniqi, gjendet në vizitë në Egjipt dhe nuk do të kthehet para datës 21.
Lëshimi i vendit përnjëherësh nga Jahjaga, Thaçi dhe Krasniqi përbën shkelje të Ligjit për protokollin e shtetit. Ndaj kësaj ngjarje ka reaguar Lidhja Demoktarike e Kosovës.
Vlen të theksohet se, muaj më parë një delegacion prej 12 personazh i ministrisë së Ambientit kishte habitur kryebashkiakun e Zagrebit. “Një delegacion kaq i madh prej 12 personash na ka ardhur vetëm nga Kina!!!”, citohet të këtë thënë i habitur kreu i Zagrebit.
Top Channel