Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli është treguar optimiste se
Shqipëria do të mund të marrë në Tetor statusin e vendit kandidat në
Bashkimin Europian.
Kete optimizem, zonja Topalli e ndau me Presidentin e Asamblese Parlamentare te Keshillit te Europes, Zhan- Klod Minjo, gjate takimit te tyre ne Strasburg, ku po zhvillohet Konferenca Europiane e Kryetareve te Parlamenteve.
Njohës i mirë i zhvillimeve në Shqipëri, që në vitin 1990, zoti Minjo, vlerësoi progresin e bere nga Shqiperia, te cilen e vleresoi si kandidate potenciale per t’iu bashkuar familjes europiane. Në këtë kontekst, Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, u ndal në procesin për marrjen e statusit të vendit kandidat duke shprehur besimin se me reformat dhe progresin e prekshëm që ka arritur këtë herë Europa do të marrë vendimin e duhur per Shqiperine.
Zonja Topalli u shpreh se “objektivi kombëtar është marrja e statusit, por kjo, sipas saj, do të sjellë përfitime si për Shqipërinë, ashtu edhe për Bashkimin Europian, duke pasur parasysh vlerat unike të vendit në harmoninë e besimeve fetare dhe dialogun ndërkulturor”. Gjate zhvillimit te punimeve te Konferences Europiane te Presideneteve te Parlamenteve, ne Keshillin e Europes do te qendroje e hapur një ekspozite, ku promovohen vlerat, trashëgimia kulturore dhe pasurite natyrore te Shqipërisë.
Top Channel