Zgjedhjet parlamentare në Serbi, Albin Kurti, presidentja Justina Shiroka Pula dhe Albulena Haxhiu u bëjnë thirrje shqiptarëve të Luginës të votojnë për “Koalicionin Shqiptar” Sefedin Gashi dhe Sejdi Krasniqi janë vetëm dy nga mijera punëtorë të ndërmarrjeve shoqërore, të cilët pas privatizimit mbeten rrugëve në pritje të parave që u takojnë.
Në një ditë me shi, shumë punëtorë me të njëjtin fat iu përgjigjen pozitivisht ftesës për protestë kundër privatizimit, ndoshta për të demonstruar një shembull të keq i cili nuk duhet të ndiqet më.
Punëtorët i ruajne me xhelozi njoftimet e bëra ne shtypin ditor se pas shitjes së ndërmarrjeve ata do të marrin 20 përqind të parave nga shitja. Por në këtë rast as Sefedini i cili ka punaur në ndërmarrjen ndërtimore Kosova, e as Sejdiu ish punëtor i “Ramiz Sadiku” prej shtatë vjetësh nuk i kanë marrë paratë e premtuara.
Dhe sic thuhet në pankartat e protestuesve, privatizimi duket se me të vërtetë i ka shkatërruar ata. Bashkimi i sindikatave të pavarura kërkoi krijimin e një komisioni parlamentar i cili do të vlerësojë gjithë procesin e privatizimit të ndërmarrjeve shoqërore në Kosovë si dhe ndërprerjen e këtij procesi deri në vlerësimin e komisionit paralmentar për këtë cështje.
Ndaj thirrjeve të BSPK-së nuk qëndroi indiferente Lëvizja Vetëvendosje. Deputetet Albin Kurti dhe Visar Ymeri bashkë edhe me aktivistë të tjerë morën pjesë në këtë protestë. Në mesin e pjesëmarrësve pati edhe përfaqësues të sindikatave nga Shqipëria. Edhe ata bënë thirrje për një proces të drejtë dhe transparent.
Top Channel