“Po e shikoja e tmerruar”, ish-Zonja e Parë tregon vështirësitë e Joe Biden gjatë fushatës së 2024: Mendova që po pësonte goditje në tru gjatë debatit me Trump
Japonia do të kërkojë dëmshpërblim nga Kina për dëmtimet mbi misionet diplomatike, gjatë protestestave për një grup ishujsh të diskutuar në Detin e Kinës Lindore.
Lajmi u bë i njohur të enjten, gjatë një konference për shtyp të sekretarit të kabinetit, Osamu Fujimura.
Ai deklaroi nga Tokio se “dëmshpërblimi është një çështje e brendshme midis të dy qeverive”.
Qëndrimi i Japonisë vjen pasi Pekini shprehu “keqardhje të thellë” ndaj sulmimit të makinës së ambasadorit japonez dhe atij amerikan në Kinë.
Tensionet kanë qenë të larta pasi Japonia bleu nga pronari i ligjshëm trej prej ishujve të diskutuar, të quajtur Senkaku në japonisht dhe Diaoyu në Kinë.
Japonia, Kina dhe Tajvani pretendojnë sovranitetin e grupit të ishujve të pabanuar, por të pasur me resurse detare dhe rezerva nafte e gazi në thellësi. Aktualisht, ata kontrollohen prej Tokios.
Gjatë javës së shkuar, në protestat anti-japoneze në Kinë, disa biznese u detyruan të mbylleshin.
Të martën, në përvjetorin e fillimit të pushtimit japonez të Mançurisë të vitit 1931, një grup dyqanesh japoneze u sulmuan dhe vandalizuan në disa qytete të ndryshme kineze.
Top Channel