Paul Ryan kritikon Romney-n

19/09/2012 22:50

Duket se pas gafave të bëra në një video të shfaqur kandidatit republikan për president të SHBA-ve i ka dalë në mbrojtje ai që është zgjedhur si zëvendësi i tij, Paul Ryan.

“Mund t’i shpjegonte më mirë idetë e tij”, kështu ka deklaruar kandidati republikan për zëvëndëspresident, Paul Ryan, i cili është munduar të kthejë në vend nderin e kandidatit republikan pas gafave të bëra me të varfërit.

“Nuk e shpjegoi mirë fjalimin që po mundohemi të cojmë përpara”, tha Ryan në një intervistë televizive. “Ajo që po mundohemi të themi është se politikat ekonomike të Obamës po shtojnë varësinë nga qeveria, ashtu sic po shtojnë stanjacionin ekonomik”, shpjegoi Ryan.       

Top Channel