Vuçiç në Francë: Serbia s’është në linjë me politikën botërore për shkak të Kosovës, duhen vendime të guximshme
“Bisedimet për veriun duhet të mbështeten në një konsensus politik dhe të sigurohet se nuk do të preket sovraniteti dhe rendi i brendshëm i vendit”.
Kështu ka deklaruar kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, i cili kundërshton zhvillimin e dialogut politik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Këtë deklaratë Mustafa e ka bërë në Londër gjatë një takimi që ka zhvilluar të mërkurën me drejtorin për Ballkanin në Ministrinë e Punëve të Mbretërisë së Bashkuar, Owen Jenkins, si dhe me David Lider, udhëheqës për Kosovën.
I pyetur nëse do të thotë se LDK ka ndryshuar pozicionin dhe pranon që të flasë për veriun, shefi i grupit parlamentar të LDK-së dhe sekretari i përgjithshëm i kësaj partie, Ismet Beqiri, ka sqaruar për Top Channel se kjo nuk është e vërtetë.
“Qëndrimi i LDK-së mbetet i njëjtë sa i përket bisedimeve. Nuk është çështje urgjente që duhet të bisedohet, e aq më tepër nuk pranojmë të bisedojmë për sovranitetin dhe rregullimin e brendshëm, prandaj kjo është çështje e një vendi dhe jo e një qeverie”, ka deklaruar Beqiri.
Sipas Beqirit, “kjo nuk do të thotë se LDK është për biseda për veriun me Serbinë, por mbështet vetëm dialogun me qytetarët e asaj pjese që duhet ta zhvillojnë institucionet e Kosovës”.
Ai shtoi se Lidhja Demokratike e Kosovës nuk jep një konsesus të tillë, ku mund të vihet në pikëpyetje sovraniteti dhe rendi i brendshëm.
Top Channel