Itali, konfirmohet dënimi i 22 agjentëve të CIA-s

19/09/2012 19:20

Gjykata e Lartë Italiane mbështeti vendimin e shkallës së parë për dënimin e 23 shtetasve amerikanë, të gjithë me përjashtim të njërit agjentë të CIA-s, për pengmarrjen e një të dyshuari si terrorist.

Çështja e tyre lidhet me rrembimin e një kleriku egjiptian nga Milano në vitin 2003.

Kleriku i njohur me emrin Abu Omar, pas pengmarrjes u transportua në Egjipt, ku iu nënshtrua torturave gjatë pyetësorëve.

Agjentët e CIA-s u gjykuan në mungesë. Ky ishte procesi i parë në të cilën gjykohej praktika e Shërbimeve Inteligjente Amerikane të transferimit të të burgosurve në vende ku tortura është një praktikë e lejuar me ligj.

Agjentët do të vuajnë disa vite burgim secili, nëse do të shkelin në territorin italian.

Top Channel