Bllokimi i fluturimeve në SHBA, autoritetet paralajmërojnë rikthim të ngadaltë në normalitet. 1.5 milionë udhëtarë të prekur
Bashkimi Europian planifikon të akordojë një ndihmë prej 670 milionë eurosh për krahinën italiane të Emilia-Romanjës, e goditur nga dy tërmete shkatërrimtare në muajin maj.
Kjo do të jetë ndihma më bujare e BE-së që prej krijimit të Fondit të Solidaritetit, në vitin 2002.
Tërmetet që goditën në datat 20 dhe 29 maj i kushtuan jetën 27 italianëve, plagosën mbi 350 persona dhe lanë 45 mijë të pastrehë.
Komisioneri i Politikave Rajonale Europiane, Johannes Hahn, u shpreh se fondi do të përqendrohet për ndërtimin e banesave për të pastrehët.
Sipas përllogaritjeve të Romës zyrtare, dëmi total ka qenë prej 13,3 miliardë eurosh ose tre miliardë më shumë se sa dëmi që shkaktoi tërmeti i fuqishëm në L’Akuila, në vitin 2009.
Top Channel