Ministri i Mbrojtjes Arben Imami duhet të japë dorëheqjen dhe drejtesia të hetoje aktivitetin e tij në krye të këtij dikasteri.
Kerkesa eshte e Aleances Kuqezi që ka protestuar perpara Ministrise se Drejtuar nga Arben Imami, ne kuader te fushates se nisur prej kesaj force politike “Fytyra e Krimit”.
AK ka renditur disa nga shkeljet e ministrit Imami, duke nisur nga tenderi sipas saj abuziv dhe klientelist i uniformave të Ushtrisë dhe helikopterëve , blerja e pajisjeve përgjuese ne kundeshtim me ligjin dy dite perpara 21 janarit, privatizimi i objekteve ushtarake pa transparence, pengimi i hetimit parlamentar dhe emerimet ne krye te institucioneve te ushtrise dhe sigurise.
“Emërimi i ish-shefit të Shërbimit Sekret Ushtarak, Ylli Zyla, i implikuar ne aferat korruptive të tregtisë së armëve, në krye të Policisë Ushtarake, tregon edhe një here se besnikëria ndaj pushtetit aktual dhe jo ndaj atdheut shpërblehet dhe vlerësohet ne Ushtrinë Shqiptare”, tha përfaqësuesi i AK-së.
Pasi janë prezantuar shkeljet e Imamit, AK tha se në total ai mund të dënohet me 12 vite burg.
Top Channel