SHBA, ankesë për Kinën në OBT

18/09/2012 02:00

Barak Obama e vazhdoi fushatën e tij në Ohio, qëndër të prodhimit të automjeteve, pasi administrata amerikane paraqiti një ankesë kundër tregtisë së Kinës mbi subvencionet që ajo i bën industrisë së makinave.

Sfidanti republikan Mitt Romney nuk vonoi të reagonte, duke e cilësuar lëvizjen si “shumë pak, dhe shumë vonë”.
 
“Presidenti Obama ka harxhuar 43 muaj duke dështuar në përballjen me praktikat e pandershme tregtare të Kinës. Trajtimi i këtyre cështjeve tani në kohë fushate, tingëllon mirë, por është pak si vonë për bizneset amerikane dhe familjet e shtresës së mesme”, tha Romney.

Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë sqaroi se ankesa e paraqitur OBT-së akuzon Kinën se i ka dhënë eksportuesve të makinave dhe pjesëve të tyre 1 miliardë dollarëve në forme subvencionesh të paligjshme në periudhën e viteve 2009-2011, që vështirësojnë konkurencën për prodhuesit amerikanë.

Parimi kryesor për të cilin diskutohet është që Kina duhet të luajë sipas rregullave të sistemit global të tregtisë, thotë zyrtari në fjalë.

Me afrimin e zgjedhjeve presidenciale të nëntorit, lëvizja e Obamës shihet gjeresisht si politike. Pranë organizatës së tregtisë është ankuar edhe Kina, me pretendimin se Shtetet e Bashkuara po i ngrenë pa të drejtë tarifat për 30 prodhime, përfshirë rrotat e makinave dhe pajisjet e kuzhinës.

Top Channel