Zëvendëskryeministri i Serbisë, Alexander Vuçiç, në një deklaratë për Agjensinë e Lajmeve “Tanjug”, e konsideroi si të mundur që në një të ardhme të afërt vendi të mbajë një referendum për të zgjedhur midis Bashkimit Europian dhe Kosovës.

I pyetur mbi mundësinë e zgjedhjes popullore për të ardhmen e vendit, Vuçiç theksoi se nuk e ka dëgjuar kurrë zyrtarisht të flitet për një mundësi të tillë, por shtoi se “një referendum është gjithmonë i mundshëm, si mundësia e fundit nëpërmjet të cilës qytetarët mund të shpehin vullnetin e tyre demokratik”.

I pyetur për marrëveshjet e firmosura nga qeveria e Tadiç me Prishtinën, Vuçiç dha një përgjigje evasive duke këmbëngulur se “ato do të mbeten në fuqi, përsa kohë nuk dhunojnë kushtetutën e Serbisë”.

Serbia përcakton në kushtetutën e saj se Kosova është një pjesë përbërëse e vendit, prandaj automatikisht, çdo marrëveshje që nënshkruan qeveria e Prishtinës, mund të anulohet prej Gjykatës së Lartë.

I pyetur për procesin integrues, Vuçiç parashikoi që Serbisë t’i jepet një datë për fillimin e bisedimeve gjatë pranverës apo verës së vitit të ardhshëm.

Top Channel