Romney, kapet mat në një video të fshehtë

18/09/2012 03:40

Në internet po qarkullon një video e filmuar fshehtas që tregon Mitt Romney-n që paraqitet duke diskredituar mbështetësit e Barak Obamës në një darkë të donatorëve privatë.

Kandidati republikan në SHBA shfaqet duke thënë se 47% e njerëzve të cilët nuk paguajnë tatimin mbi të ardhurat në SHBA nuk do të votonin për të.

“Unë kurrë nuk do t’i bind ata. Ata duhet të marrin përgjegjësi personale për jetën e tyre”, thotë ai.

“Për shkak se ata votuan për të, ata nuk duan mendohet se bënë gabim, se ai është një djalë i keq, se ai bëri gjëra të këqija, se ai është i korruptuar”, thotë ai, duke iu referuar votuesve të pavarur të cilët zgjodhën zotin Obama në vitin 2008.

Në një deklaratë, ekipi i tij ka thënë: Mitt Romney “dëshiron të ndihmojë të gjithë amerikanët që janë duke u stërmunduar në ekonominë Obama”.

Por deklarata nuk e ka kontestuar vërtetësinë e videos, e cila u botua nga revista liberale investigative “Mother Jones”.

Më parë, ekipi i fushatës së zotit Romney zbuloi një ripunim të rëndësishëm të strategjisë të tij më pak se dy muaj para ditës së zgjedhjeve.

Këshilltarët e fushatës thanë për mediat amerikane të hënën se zoti Romney do të flasë më shumë për propozimet e tij specifike të politikave në ditët dhe javët e ardhshme.

Deri tani mesazhi i tij ndaj votuesve ka konsistuar kryesisht në sulmet e përsëritura në të dhënat ekonomike të Presidentit Barack Obama.

Top Channel