Kolumbi, burgoset redaktori i faqes së FARC

18/09/2012 04:25

Redaktori i një faqeje interneti me bazë në Suedi e lidhur me grupin rebel kryesor Kolumbian, FARC, është dënuar me tetë vjet burg për konspiracion.

Prokurorët në Kolumbi thanë se Joaquin Perez Becerra, i njohur si zëdhënësi FARC-ut në Evropë, kishte punuar për organizatën nga Suedia që nga viti 1993.

Z. Perez Becerra mohon të ketë ndonjë lidhje me grupin rebel të krahut të majtë.

Uebsiti “Anncol” publikon lajme, intervista dhe deklarata të FARC.

Perez Becerra, i njohur edhe si “Alberto Martinez”, u arrestua në prill 2011 në Venezuelë, pasi ai u kthye në Kolumbi nga Suedia.

Ai i është dorëzuar më pas autoriteteve kolumbiane, të cilët e kanë mbajtur atë në burgun Modelo të Bogotas.

Top Channel