
Një argjendari në Kavajë është sulmuar nga disa persona të maskuar dhe
të paidentifikuar në orët e para të mëngjesit të së martës. Nën
kërcenimin e nje arme kallashnikov, grabitësit kane marre sende me vlere
ne argjendari dhe jane larguar.
Sipas policisë, argjendaria është vjedhur nën kërcënimin e armës, ndërkohë që sipas pronarit të argjendarisë, Pëllumb Hylviu grabitësit mendohet ta kenë ruajtur në momentin që ka hapur derën për t’i drejtuar më pas armën në mënyrë që të mund të vidhnin. Nuk dihet ende sasia dhe vlera e bizhuterive të marra nga dyqani, por ndërkohë policia e mbërritur menjëherë në vendngjarje ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe për të identifikuar grabitësit e argjendarisë
Argjendaritë bien shpesh pre e grabitjeve në qytete të ndryshme të vendit, por më e bujshma ishte ajo në qytetin e Fierit, për shkak edhe të pamjeve filmike të siguruara nga gazeta “Shqip”.
Gazeta ka siguruar ekskluzivisht videon e grabitjes, ku duken dy autorët që futen me shpejtësi në argjendari. Videoja e plotë zgjat 24 sekonda dhe duken dy autorët që veprojnë me shpejtësi për të marrë sendet me vlerë.
Top Channel