Turqi, 500 rebelë kurdë të vrarë

17/09/2012 15:15

Mbi 500 rebelë kurdë janë vrarë në hapësirën e një muaji nga forcat turke të sigurisë, deklaroi kryeministri Recep Tayyip Erdogan.

Në këtë statistikë të publikuar të hënën përfshihen edhe 123 militantë të asgjesuar në dhjetë ditët e fundit në qytetin juglindor të Hakarit.

Bilanci i përgjakshëm është rënduar së fundmi nga përshkallëzimi i sulmeve të militantëve të Partisë të Punëtorëve Kurdë drejt objektivave turke.

Disa dhjetëra trupa ushtarake turke, civilë dhe fëmijë kanë mbetur të vrarë në javët e fundit në fushatën e shpërthimeve të ndërmarra nga PKK.

PPK lufton për pavarësinë e krahinave jugore me shumicë kurde dhe krijimin e një shteti të pavarur kurd që prej vitit 1984. Që prej atëherë, mbi 40 mijë njerëz janë vrarë në konflikt.

Partia konsiderohet si një organizatë terroriste, përveçse nga Ankaraja, edhe prej Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian.

Top Channel