Pavarësisht krizës sociale dhe ekonomike ne vend, kryeministri kosovar Hashim Thaçi nuk i ndal premtimet.

Gjatë qëndrimit të tij në shkollën që mban emrin e babait të komandantit legjendar Adem Jashari, kryeministri dha 4 premtime.

Mësimdhënësve Thaçi u premtoi rritje pagash me të paktën 50 për qind, banorëve të qytezës së Skënderajt u premtoi objekt modern për shkollën e mesme të gjimnazit, Drenicës zhvillim në përgjithësi, ndërkohë që Kosovës demokraci e autostrada të reja.

“Nga këtu në Skenderaj e kam një mesazh për të gjithë mësimdhënësit e Republikës së Kosovës. Se do të këtë rritje tjetër të pagave, gjatë këtij mandati, se paku me 50 për qind”, ka thënë kryeministri.

Top Channel