Kinë, nis proçesi i superskandalit politik

17/09/2012 16:20

Në Kinë ka nisur në mënyrë të fshehtë proçesi ndaj ish-shefit të policisë të përfshirë në skandalin më të madh politik të vendit aziatik në vitet e fundit.

Wang Lijun akuzohet për dezertim, abuzim me anë të pushtetit dhe marrje ryshfeti. Ai thuhet se shkaktoi ngjarjet e lidhura me rënien e politikanit të plotfuqishëm Bo Xilai, kur u fut në konsullatën amerikane në muajin shkurt.

Bashkëshortes së zotit Bo që atëherë i është ndërprerë dënimi me vdekje për vrasjen e biznesmenit britanik Neil Heywood. Gjyqi pritej të fillonte ditën e mardë, por avokatët e zotit Wang deklaruan se seanca kishte filluar herët ditën e hënë.

“Gjyqi filloi në 08:30 të mëngjesit të sotëm dhe përfundoi rreth mesditës”, deklaroi avokatja Wang Yuncail, e cituar nga gazeta “The Daily Telegraph”.

“Gjyqi është i ndarë në dy pjesë, në formë private dhe publike. Sot ishte pjesa private sepse përfshin sekretet shtetërore, në bazë të të cilave janë ngritur akuzat për dezertim dhe pengim të ligjit”, sqaroi avokatja.

Gazetarëve të huaj nuk do t’u jepet akses për të ndjekur pjesën publike të gjyqit, ka deklaruar ndërkohë i dërguari i BBC në provincën Çengdu.

Top Channel