Ambasadori japonez në Kinë ndërron jetë

17/09/2012 15:25

Ambasadori i sapoemëruar i Japonisë në Kinë ndërroi jetë një javë pasi një sëmundje e panjohur e detyroi të shtrohej në një spital në Tokio.

Në një deklaratë të shkurtër, ministria Japoneze e Punëve të Jashtme konfirmoi se 60-vjeçari Shinichi Nishimiya “ndërroi jetën në spital si rrjedhojë e një problemi shëndetësor”.

Në mënyrë pothuajse enigmatike, ambasadori u sëmur vetëm dy ditë pasi mori detyrën në Kinë.

Ministria nuk bëri publike detaje të tjera mbi atë që kishte ndodhur.

Një ish-zëvendësministër i Punëve të Jashtme, Nishimiya konsiderohej si një prej diplomatëve më të aftë në shërbimin diplomatik japonez.

Aktualisht, të dy superfuqitë aziatike janë përfshirë në një përballje të ashpër diplomatike mbi sovranitetin e disa ishujve të diskutuar në Detin e Kinës Lindore.

Gjatë ditës, Shtetet e Bashkuara të Amerikës bënë thirrje për përmbajtje mbi krizën për ishujt Senkaku apo Diaoyo (për Kinën) ), ndërsa vetë Pekini, pas disa protestave të dhunshme përpara ambasadave japoneze në vend, kërkoi nga shtetasin “shfaqjen e një patriotizmi racional”.

Top Channel