Tiranë, vritet me thikë 17-vjecari në autobus
16/09/2012 19:20
Një sherr banal mes dy personave në një autobus linje në kryeqytet pati një fund fatal, teksa një 17-vjecar mbeti i vrarë me thikë.
Viktima është 17-vjecari, Napolon Mustafa, teksa vetëm pak minuta më pas policia ka mundur të arrestojë të dyshuarin kryesor për krimin. Ai është Mirush Ajazi. 36-vjec banues në Bathore.
Ngjarja ndodhi në autobusin e linjës së Kamzës.
Policia konfirmoi se bëri arrestimin e të dyshuarit pas vrasjes për motive banale sipas organeve të rendit, ndërsa si Ajazi dhe viktima ishin banues në Bathore.
Top Channel