Protestat në Egjipt, 12 të arrestuar

16/09/2012 18:20

Dymbëdhjetë persona do të mbeten në qelitë e paraburgimit për 15 ditët e ardhshëm me akuzën se kanë marrë pjesë në trazirat në ambasadën amerikane në Kajro për shkak të filmit anti-islam.

Një lajm të tillë e bëjnë të ditur burime nga prokuroria, sipas të cilave Gjykata vendosi lirimin me kusht të 20 personave të tjerë.

Ndëkohë që protestat kanë vazhduar në Egjipt teksa sheshi Tahrir, simbol për rrëzimin e ish-presidentit Mubarak, tashmë është mbi populluar sërish për shkak të indinajtës të shprehur pas publikimit të filmit me prodhim amerikan që ka në qendër profetin Muhamed.        

Protesta të ngjashme kanë ndodhur edhe në vende të tjera afrikane, ku spikat ajo në Libi ku mbetën të vrarë 4 zyrtarë amerikanë, përfshi edhe vetë ambasadorin.   

Top Channel