Shfaqet legjenda e Rozafës

15/09/2012 00:00

Legjenda e Rozafës është shfaqur para spektatorit shkodran në teatrin ‘Migjeni’, në një performancë krejt të ndryshme, jashtë formës klasike.

Trupa teatrore nga Roma Aion, e përbërë nga shqiptarë dhe italianë, ka përcjellë shfaqjen ‘Kalaja e Rozafës, vend ku përjetësohen vlerat’, bazuar tek ritmi i muzikës dhe lëvizjet e trupit, ku abstarktja në intrepretim dhe thjeshëtsia e lëvizjeve ishte risia e vënies në skenë.

Organizatorja e këtij aktiviteti, Armada Molla shprehet se ky prezantim ka një vlerë kulturore dhe turistike të një rëndësie të vecantë.

Ndërkohë, një nga aktorët kryesorë të kësaj shfaqeje, Marsel Mesko shprehet se risia e kësaj shfaqeje është fakti se ajo nuk tregon, por jep dhe nuk kuptohet por ndihet.

Kjo shfaqje është organizuar me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë nga Shoqata për Zhvillimin e Turizmit Kulturor dhe bashkia Shkodër.

Ajo ishte parashikuar të shfaqej në kalanë e Rozafës, por për shkak të kushteve atmosferike të papërshtashme u shfaq në teatrin ‘Migjeni’.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta