Perëndimi, thirrje për t’u dhënë fund protestave

15/09/2012 04:15

Vendet perëndimore kanë apeluar për t’i dhënë fund protestave të dhunshme që synojnë ambasadat e tyre, shkaktuar nga një film që fyen Profetin Muhamed.

Bashkimi Europian u kërkoi udhëheqësve të vendeve arabe dhe myslimane për të “bërë menjëherë thirrje për paqe dhe maturi”.

SHBA-të kanë dërguar marinsa për të mbrojtur ambasadën e tyre në Khartum dhe i ka bërë thirrje Sudanit për të mbrojtur diplomatët e huaj.

Të paktën shtatë persona kanë vdekur në protestat në Khartum, Tunis dhe Kajro të premten dhe ekziston frika e trazirave të mëtejshme.

Ambasadat amerikane kanë qënë shënjestra e sulmeve pas klipet e filmit, i cili është prodhuar në SHBA, janë shpërndarë në internet.

Marinsat u zhvendosën në Libi fillimisht të mërkurën pas sulmit që vrau ambasadorin dhe tre amerikanë të tjerë, dhe në Jemen të premten, pas dhunës në Sanaa.

Top Channel