Pakistan, lirohet djali i ish-kryeministrit

15/09/2012 00:00

Autoritetet e Pakistanit kanë arrestuar djalin e ish-kryeministrit Jusuf Raza Gilani, për ta liruar më pastaj me kusht.

Ali Musa Gilani është kapur për rolin e tij të dyshuar në importimin e “Ephedrine”-s, një stimulues që përdoret për prodhimin e “Ecstasy”-së dhe llojeve të tjera të drogave të paligjshme.

Në qershor, gjykata ka larguar nga posti i kryeministrit Jusuf Raza Gilanin, për shkak të refuzimit të tij për të rihapur një rast korrupsioni kundër presidentit Asif Ali Zardari.

Top Channel