Kinë, rishfaqet në publik zv.presidenti

15/09/2012 00:00

Zëvendëspresidenti kinez, Xi Jinping është shfaqur në publik për herë të parë pas dy javësh, kohë gjatë së cilës konsiderohej i zhdukur.

Zoti Xi, që pritet të bëhet lideri i ardhshëm i Kinës, mori pjesë në një eveniment të mbajtur të shtunën për të shënuar ditën e shkencës, bën të ditur agjencia e lajmeve “Xinhua”.

Asnjë shpjegim nuk është dhënë mbi mungesën e tij, që shkaktoi spekulime në mbarë botën. Gjatë kësaj periudhe qarkulluan zëra për gjendjen e tij shëndetësore dhe për një luftë për pushtet brenda partisë komuniste.

Gjithësesi, të shtunën agjencia zyrtare kineze e shtypit publikoi një lajm të shkurtër mbi vizitën e Xi në Universitetin e Agrikulturës në Pekin, me një fotografi që tregonte zv.presidentin duke ecur dhe duke qeshur bashkë me zyrtarë të tjerë.

Zoti Xi, 59 vjec, anuloi takimet me katër zyrtarë të lartë të huaj, përfshirë sekretaren amerikane të Shtetit, Hillary Clinton. Gjatë mungesës, kërkimet me emrin e tij në faqet analoge të Twitter në Kinë ishin bllokuar.

Top Channel